Maqedoni- Punonjësit e një fabrike u ankuan për diarre dhe të vjella dhe menjëherë janë dërguar për kujdes instensiv në klinikën e Shtipit.

“Në klinikën infektive u paraqitën 21 persona me diarre dhe vjellje, pas marrjes së terapisë së nevojshme mjekësore, janë lëshuar në shërim shtëpiak”,

shprehet mjeku.

Pronarët e firmës thonë se po e analizojnë rastin. Edhe pse dyshojnë se helmimi ka ardhur nga ushqimi, kompania pret analizat e inspektoratit shëndetësor.

Është hera e parë që në një firmë në Shtip të paraqitet një rast helmimi masiv I të punësuarve,.

Më herët një gjë e tillë ndodhi në firmën Lear në Tetovë, e cila gjithashtu siguronte ushqimin për të punësuarit nga një firmë keteringu./INA