Dështimi për arsye teknike vitin e kaluar në Times Square, është tashmë një kujtim i largët për Mariah Carey-n.

Ekzaktësisht 1 vit më pas, diva e muzikës amerikane vuri në vend imazhin e saj, në po të njëjtën skenë, sërish në festën e ndërrimit të viteve në sheshin më të famshëm amerikan në këtë periudhë të vitit.

E veshur me një pellush të bardhë dhe një fustan të tejdukshëm, 47-vjeçarja ndezi skenën e Times Square, që mbrëmjen e ndërrimit të viteve, regjistroi një temperaturë historike, -12 gradë celcius.

Pavarësisht karakterit të saj tekanjoz në skenë, Mariah Carey është një ndër këngëtaret më të pëlqyera në SHBA. Hiti i saj “All I Want for Christmas is You” është mes këngëve më të dëgjuara duke arritur mbi 210 mlionë klikime.

Tv Klan