Deri në përfundim të hetimeve ish-drejtori i përgjithshem i burgjeve Artur Zoto do të qëndrojë në burg.

Gjykata e apelit për krimet e renda nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-numrin një të burgjeve i akuzuar për korrupsion.

Prokuroria e akuzon për abuzime me tenderat e ushqimeve ne burgje. Artur Zoto u pranogs pas dëshmisë së ish-zevendës drejtori i burgjeve Iljaz Labi i cili ndodhet në burg për të njëjtën akuzë.

Labi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë duke zbardhur mënyrën se si paracaktonin tenderat. Sipas dëshmisë së Labit, Artur Zoto i kishte thënë se ke duhet të takonte dhe çfarë procedure do të ndiqte.

Për këtë rast në korrik së bashku me Iljaz Labin u arrestuan edhe katër biznesmenë të cilët kishin paguar 20 milion lekë të vjetra për të paracaktuar fituesin e tenderave. Por Labi në dëshminë e tij ka thënë se pjesën më të madhe të parave e ka dorëzua tek eprori i tij. /Tv Klan