Banesa e një biznesmeni nga fshati Kamenice e Korçës, u grabit gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Vetë tregtari Nizami Bezati, rrëfeu se dy persona të panjohur, të armatosur me kallashnikov dhe me maska, hynë në banesë dhe pasi lidhën dy persona që ndodheshin aty, grabitën nga kasaforta e familjes rreth 1 milion lek të reja. Grabitësit shfrytëzuan momentin, kur pjesëtaret e familjes Bezati, ishin larguar për një feste familjare.

Nizami Bezati

Grabitja ka ndodhur rreth orës 1:00, kur ne kishim shkuar për në lokal ku do bënim fejesën e djalit. Kasaforta ka qenë në dollap në fund të tij pas rrobave. Dy djemtë që kishim lënë në banesë na morën në telefon se hajdeni se na kanë grabitur. Ishin dy persona me armë dhe me kallashnikov me bajoneta të hapura.

Policia lokale, ka shoqëruar për verifikim me tepër se 15 persona, por pa mundur të bjerë në gjurmët e autoreve. Policia po heton ngjarjen, ndërsa dyshimet e saj janë se grabitja mund të jetë nga një grup i strukturuar kriminal që vepron në zonën e Korçës. 

Tv Klan