Si një nga shkrimtaret më të njohura në Itali, Elena Ferrante e fton në një takim të dytë lexuesin shqiptar. “Mbiemri i ri” është vazhdimi i historisë së dy mikeshave Lilës dhe Elenës. Në të njëzetat, martesa është gracka ku gjendet Lila, ndërsa Elena vazhdon kërkimin e saj brendësor. Dy vajzat jetojnë një marrëdhënie që herë i ndan dhe herë i bashkon. Mes ndjenjës së shpërfilljes dhe dashurisë së fortë, çmimi që duhet të paguajnë Lila dhe Elena për statusin e tyre të ri, gra të rritura, është mizor.

 “

Mbiemri i ri” ashtu si edhe paraardhësi i tij “Mikesha Gjeniale

”,  janë libra feminist, por që nuk e përjashtojnë, madje i ndihmojnë lexuesit meshkuj të kuptojnë universin e gjinisë tjetër.

Në një tjetër këndvështrim ky libër u flet edhe atyre që jetojnë larg vendit të origjinës, si në rastin e botueses së Elena Ferrantes.

Tv Klan