Prokuroria për krimet e Renda ka përfunduar hetimin për gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo. Dosja është dorëzuar në gjykatë  dhe Çobo akuzohet për korrupsion në formën e favoreve seksuale.

Sipas prokurorisë, 64-vjecari ka ngacmuar seksualisht një grua në Berat, aty ku ushtronte detyrën. Sipas hetimeve kallëzuesja kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe Çobo e ngacmonte seksualisht në këmbim të një vendimi pro saj. Shyqyri Çobo u kallëzua fillimisht në polici.

Gruaja dëshmoi se ishte palë në një proces gjyqësor që drejtohej nga Çobo. Por pasi i kishte ofruar një avokat, gjyqtari i kishte kërkuar ta konsideronte si mik, duke insistuar më tej për një lidhje intime. Kallëzuesja ka kuptuar qëllimin dhe ka patur frikë për një vendim kundër saj, nëse refuzonte. Për një periudhe tre mujore gjyqtari Çobo e ka telefonuar gruan 300 herë dhe ka dërguar mbi 170 mesazhe.

Vetë gjyqtari ka mohuar akuzën.

Tv Klan