Stacioni policor në Kapshticë ka njoftuar se pala greke ka pezulluar punën dhe nuk lejohet të kalojë asnjë qytetar tjetër. Njoftohet se vendimi ka ardhur pas kalimit të 300 personave që është vendosur si kuotë nga pala greke.  

“Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas. Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna”, thuhet në një deklaratë.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Sot hyn në fuqi rregulli i shtetit grek që ka vendosur që kufirin ta kalojnë 300 persona në Kapshticë dhe 750 persona në Kakavijë për shkak të pandemisë. /tvklan.al