Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Elbasanit, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 44.27 % të votave ose me 72,469 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike, me 20.51% të votave ose me 33,569 vota, e treta Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 17.84% të votave, ose 29,201 vota dhe e katërta Lëvizja Socialiste për Integrim me 14.33% të votave ose me 23,457 vota

Nga 14 mandatet që do të dërgojë Elbasani në Parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 7 deputetë, Partia Demokratike 3, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2.

PS – 7 mandate

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Musa Ulqini

Anastas Angjeli

Luan Duzha

Nuri Belba

PD 3 mandate

Edmond Spaho

Endri Hasa

Luciano Boci

PDIU – 2 mandate

Aqif Rakipi

Bujar Muça

LSI 2 mandate

Monika Kryemadhi

Edmond Haxhinasto

/tvklan.al