Një magazinë me aksesorë për prodhimin e mobiljeve ka marrë flakë paraditen e së shtunës në Zharrëz të Patosit.

Shkak mendohet të jetë bërë një zjarrvënie e pakujdesshme nga banorët e zonës për të djegur mbetjet e tokave bujqësore.

Zjarrfikësit e Patosit dhe Fierit ndërhynë në kohë duke shpëtuar ndërtesën nga flakët. Megjithatë dëmet materiale brenda godinës janë të mëdha.

/abcnews.al