Lionel Messi është sërish nën hetim për mospagim taksash. Argjentinasi i Barcelonës ka përdorur fondacionin e tij për të bërë bamirësi, por që në fakt hetimi i nisur në Spanjë pretendon se futbollisti ka mashtruar.

Nga viti 2010 deri në 2013 klubi i Barcelonës ka derdhur në llogaritë e fondacionit 6.5 milionë euro, por sipas policisë spanjolle, këto para ishin bonuse që kishte përfituar Messi dhe është përdorur fondacioni për të evituar taksat.

Në 2016 Messi u dënua bashkë me të atin, me 21 muaj burgim për mashtrim me taksat për një vlerë 4.1 milionë euro. Por dënimi u transformua në gjobë prej 435 mijë euro për secilit, megjithatë dyshimet mbi lëvizjet e parave të fondacionit mbetën. Hetuesit spanjollë mendojnë se që prej 2007 deri sot fondacioni nuk ka publikuar bilancet e veta edhe pse e ka me detyrim ligjor.

Tv Klan