Procesi organizohet nga Presidenti i Republikës

Kreu i shtetit, Ilir Meta do të organizojë të premten e ardhshme hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së që do të funksionojë përgjatë vitit të ardhshëm.

Presidenca me anë të një njoftimi bën të ditur se në zbatim të ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet për t`u përfshirë në këtë short

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni që bën verifikimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë dhe ka një mandat 1-vjeçar.

Tv Klan