Haxhi_TahiMinistrat Tahiri dhe Haxhinasto zhvilluan një takim me përfaqësues të transportit ndërqytetas për të sqaruar vendimin që u mor pak ditë më parë për ndalimin transportit të udhëtareve me furgonë.

Përfaqësues të shoqatës së transportit 8+1  kundërshtuan vendimin duke i kërkuar qeverisë t’i lejojë të  ushtrojnë e aktivitetin, pasi për këtë qëllim kanë paguar edhe licensa e taksa.

Tryeza u shoqërua me përplasje nga perfaqësuesit e shoqatës së autobuzave  me ata të furgonave.

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në të gjithë vendin  operojnë 2149 furgona,1590 taksi 4+1 dhe 459 autobuza. Por sindikatat kanë shifra të tjera dhe bëjnë fjalë për afro 6 mijë fugona të licensuar.