Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga Moska një ditë më parë për qëndrimin e kryeministrit pas miratimit të ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni.

“Ministria e Jashtme shpreh keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës përshëndetëse të Kryeministrit Rama”.

“Ne – thuhet në reagim – përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ai përmbush një nga angazhimet kyçe që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe është në frymën e kësaj marrëveshje. Por ashtu si Rusia dhe ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoni dhe synojmë të mbetemi të tille, por në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar dhe investojmë në harmoninë etnike, stabilitetin dhe pespektivën euro-atlantike të rajonit tonë, Ballkanit Perëndimor”,

deklaron Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme është bërë në rrjetin social Twitter.

Tv Klan