Kritikat ndaj Angela Merkel nga ana e Donald Trump nuk mund të pranohen nga europianët,

kështu u shpeh Ministri francez i Financave, ditën e martë. Michel Sapin deklaroi se kritikat ndaj Europës nga presidenti i zgjedhur, shërbejnë vetëm për të përforcuar solidaritetin europian.

“Sa më shumë deklarata të tilla të bëjë Trump, aq më shumë afrohen europianët me njëri – tjetrin”

, tha Sapin për gazetarët.

Në një intervistë për “

The Sunday Times”

, Trump tha se Merkel ka bërë një “gabim katastrofik” me politikën e saj për hapjen e kufijve për refugjatët.

Trump sugjeroi gjithashtu se sulmi në tregun e Krishtlindjes në Berlin nga një tunizian, ishte një prej efekteve të politikave të Merkel. Ai i përshkruajti refugjatët sirianë me fjalët; “të gjithë këto ilegalë”.

Sapin tha se kritika të tilla nga presidenti i zgjedhur janë të pa pranueshme.

“Sulmi ndaj Kancelares nuk është një argument, të cilin mund ta pranojmë as si francezë e as si europianë

”, u shpreh ai.

Edhe Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry tha se ishte e pavend nga ana e Trump që të ndërhynte në politikat e një vendi tjetër duke sulmuar Merkel.

Kancelarja gjermane pritet të vendosë datën për një takim këtë pranverë me Trump, i cili do të betohet si president i SHBA të premten.

//tvklan.al