napoli

 

Napoli i Elesid Hysajt u shpall kampion dimri në Itali, ndërsa Juventus është në garë për titullin pas fitores së nëntë radhazi. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri mundi Frosinone me rezulatin 5 – 1. Hysaj ka qenë një titullar i padiskutueshëm në 19 javë kampionat, duke dhënë një kontribut të vlefshëm.

Juventus fitoi me rezultatin 2 – 1 sfidën në fushën e Sampdoria dhe tani është në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se Napoli kryesues. Inter u mund 1 – 0 me Sassuolo në “San Siro”.

Goli u shënua nga Berardi me 11-metërsh në sekondat e fundit. Zikaltërit gabuan shumë në sulm, por ata që lanë shenjë më shumë ishin portierët Handanovic e Consili. Të shtunën Roma – Milan përfundoi në barazim 1 – 1, ndërsa Fiorentina dështoi në fushën e Fiorentina dështoi në fushën e saj duke u mundur nga Lazio me rezultatin 3 – 1.

TV Klan