nasaInxhinierët po testojnë një helikopter për të udhëtuar deri në mars. Risia është një nga projektet e Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Ky helikopter mund të jetë zgjidhja më e mirë për të eksploruar sipërfaqen e Marsit.

Prej disa kohësh në Laboratorin e Testimit të Pajisjeve të Agjencisë Amerikane të Hapësirës po kryhen prova për këtë mjet fluturues revolucionar.

Helikopteri peshon rreth 1 kilogram dhe ka një hapje helikash prej 1.1 metrash. Zgjidhja për një mjet fluturues të këtyre përmasave ka të bëjë me faktin se terreni në Mars është i panjohur.

Ai mund të pengojë shikueshmërinë, apo lëvishmërinë e një roveri – automjetit eksplorues të planentit të kuq. Por deri atëherë, inxhinierët e NASA duhet të zgjidhin një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ndikimin e atmosferës në Mars në një mjet të ndërtuar në Tokë.

Prej më shumë se 3 vjetësh, në planetin e kuq ndodhet sonda Curiosity, e cila ka sjellë në tokë informacion të bollshëm dhe të detajuar për këtë trup qiellor.

Tv Klan