Alis është shpallur fituesi i madh i “X Factor Albania 5” në Tv Klan. I gjendur përballë Jet, ai ka triumfuar, duke siguruar më shumë vota nga publiku.

Djali nga Shkodra rrëmbeu zemrat e publikut javë pas javë, me një transformim të vërtetë. Alis është padyshim një nga talentet më brilante të zbuluara këtë edicion. Ai ishte pjesë e grupit të udhëhequr nga Arilena Ara.

Jet u rendit në vendin e dytë. Ai është padyshim një nga zërat më të bukur në qarkullim dhe na ka mahnitur me performancat e tij gjatë këtyre javëve. I krahasuar me Michael Jackson, Prince apo The Weeknd, Jet arriti të siguronte vendin e parë në talent-show.

“Unë di të them se jam gëzuar më shumë se kur fitova vetë. Kam qarë, jam emocionuar me Alisin. Mendoj se Shqipëria ka fituar një talent të jashtëzakonshëm dhe rruga e tij sapo ka filluar. Për shumë pak ditë do të publikojmë duetin tonë të parë. Jam tmerrësisht krenare për ty Alis, edhe po të mos fitoje më ke bërë shumë krenare. Je zëri që dua të më përfaqësojë, muzika e vëshëve që dua të dëgjoj dhe ti meriton botën”.

ARILENA ARA

Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.

Në kategorinë e vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Në kategorinë e djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre.



16 zbulimet e “X Factor Albania” ribashkohen në një performancë për të mos u harruar

Qershia mbi tortë e kësaj mbrëmje ishte padyshim ribashkimi i të gjithë konkurtentëve të “X Factor Albania 5”. Edhe një herë, për herë të fundit ata u ngjitën në skenën ku nisën këtë udhëtim magjik, për të dhuruar një super performancë, të ngjashme me ato që shohim në Super-Bowl.

16 konkurrentët, shoqëruar nga Alketa Vejsiu, kënduan disa super hite botërore, duke dhuruar një performancë dinamike, plot energji dhe emocione.

Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.

Në kategorinë e vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.

Në kategorinë mix: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.

Në kategorinë e djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre.


Alban Skënderaj performon në skenën e X Factor Albania

Në këtë finale spektakolare të “X Factor Albania” pamë rikthimin në skenë të një prej këngëtarëve më të mirë shqiptar, Alban Skënderaj.

Artisti i mirënjohur, i ftuari special i mbrëmjes, dhuroi një super performancë në skenën e talent-showt, ku ka qenë anëtar jurie për 4 vite me radhë.

Albani interpretoi këngën e tij më të re me titull “Pranvera”, në një performancë të ndjerë plot emocione, duke i drithëruar të gjithë.

Kantautori ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, fitues i “Top Fest”, “Kënga Magjike,” i vlerësuar me dhjetra çmime të tjera, dhe me 2 dekada në skenë me hite të pavdekshme.

Albani feston këtë vit 20 vjet karrierë dhe sigurisht siç i ka hije një përvjetori të tillë do të vijë me një koncert-recital. Më 6 Qershor Albani mban koncertin e tij të titulluar “Motiv”, në stadiumin “Air Albania”.


Dueti mes Jet dhe Alis. Kush do të shpallet fitues?


Alketa Vejsiu befason Vera Grabockën me kamera dhe lule, regjisorja shfaqet në ekranin e Tv Klan


Monologu brilant i Adi Krastës në X Factor Albania

Adi Krasta është padyshim një nga figurat më të rëndësishme të medias shqiptare, me një kontribut 35-vjeçar. Ishte padyshim një vlerë e shtuar e jurisë së “X Factor Albania” prania e tij krah 3 super artistëve të tjerë Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.

Në këtë edicion të talent-showt, Adi është treguar kritik si gjithmonë, por shumë i drejtpërdrejtë, duke folur pa doreza me konkurrentët. Nuk kanë munguar vërejtjet konstruktive, por aq komplimentet nga ai.

Në finalen e madhe, Adi kishte rezervuar një surprizë duke u ngjitur vetë në skenë. Jo për të kënduar dhe performuar, por për një monolog të titulluar “Rregullat e prezantimit që duhet të ketë parasysh një prezantues”. E kush më mirë se ai mund të japë një leksion të tillë.

Veshur me ironi e sarkazëm, pa munguar humori i hollë, Adi Krasta dhuroi një tjetër monolog brilant që duhet dëgjuar nga të gjithë.


Skualifikohet Kleansa. Vazhdon gara për Alis dhe Jet.

Ajo është padyshim një nga zbulimet e këtij edicioni të “X Factor Albania”. Kleansa Susaj është renditur e treta në finalen e madhe, por padyshim është një nga talentet më premtuese të tregut shqiptar. Ajo ishte pjesë e skuadrës së “Vajzave” udhëhequr nga mentorja Elhaida Dani. Gjatë këtyre javëve, Kleansa ka dhuruar performanca për të mos u harruar, duke dëshmuar se është një nga të rejat më të talentuara. Po ashtu, ajo ka qenë një nga konkurrentet më virale të këtij edicioni në mediat sociale duke rrëmbyer zemrat e gjithë bashkëmoshatareve, por jo vetëm. Tani, Kleansa është gati për tregun shqiptar ku jemi të bindur se do shkëlqejë. Gara e “X Factor Albania” vijon tani për Alis dhe Jet.

“Unë e quaj veten fituese dhe njeriun më me fat që pata mundësinë të isha pjesë e “X Factor”. Falenderoj Tv Klan, Vera Grabockën. Dua të falenderoj mentoren time të mrekullueshme, Elhaida Danin. Nuk mund të lë pa përmendur familjen time. Shumë faleminderit të gjithëve, ishte eksperienca më e mirë e jetës time”.

Kleansa

Ora 22:24 – Mbyllet televotimi në X Factor Albania.


Performanca energjike dhe shpërthyese e Alketa Vejsiut në finalen e “X Factor Albania”

Nuk kanë fund surpriza e kësaj finaleje magjike në “X Factor Albania 5” në Tv Klan. Një nga momentet më speciale të kësaj mbrëmjeje ishte padyshim performanca surprizë e Alketa Vejsiut. Siç nuk e kishim parë kurrë më parë, Alketa dhuroi një performancë energjike dhe shpërthyese, shoqëruar nga trupa e baletit, e drejtuar nga Adela Muçollari. LEXO MË SHUMË


Dueti magjik i Alis dhe Arilena Arës në finalen e ‘X Factor’ me “Shallow”

Nuk ishin Lady Gaga dhe Bradley Cooper në “Dolby Theatre” në Hollywood, por Arilena Ara dhe Alis në “X Factor Albania” në Tv Klan. Finalisti dhe mentorja e tij sollën një performancë po aq magjike e të paharrueshme të “Shallow” as ajo e “Oscars 2019”. Ashtu si Lady Gaga, në këtë performancë e pamë Arilenën të ulur në piano teksa Alis këndonte bashkë me të. LEXO MË SHUMË

Pse duhet ta fitojë Alisi? Arilena Ara: E para e punës të këndosh vetë si konkurrente dhe si e ftuar është ndryshe. Të mbash përgjegjësi për ta çuar këtë djalë drejt fitores qenka një emocion i frikshëm gati shkatërues për mua.

“Të këndohet live një këngë kaq e vështirë që është kënduar nga një artiste si Ledy Gaga unë i heq kapelen me një shapo të madhe sepse trimëria jote artistike dhe natya eksplozive dha një garanci që ajo do të ishte një performancë e shkëlqyer”.

Adi Krasta

“Të them të vërtetën mezi prisja të shihja performancat. Janë si kolegët tanë tani. Arilena je një forcë e natyrës, kënaqësi të ndajmë këtë skenë bashkë”.

Elhaida Dani

“Unë dua t’i përgëzoj të dyja gocat dhe kanë performuar jashtëzakonsht, si yje të vërteta. Kanë shkëlqyer”.

Young Zerka

Një duet për të mos u harruar! Kleansa dhe Elhaida Dani magjepsin publikun e “X Factor Albania”

Kleansa dhe mentorja e saj sollën një performancë të ndjerë me këngën hit “Voila”. Dueti i tyre krijoi një atmosferë të ngrohtë në skenë falë ndjeshmërisë dhe interpretim të shkëlqyer. Kjo performancë shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në kujtimet e Kleansës, por edhe një moment të veçantë për ndjekësit e “X Factor Albania”. LEXO MË SHUMË

Pse duhet ta fitojë Kleansa? Elhaida Dani: Sepse është shembulli më mirë i talentuar i këngës shqiptare që unë dua ta shoh në skenë.

Energji dhe adrenalinë: Jet dhe Young Zerka ndezin skenën e “X Factor Albania”

Të parët që ndezën skenën ishin Jet dhe Young Zerka. Dyshja sollën “Love nwatiti” mashup me “They don’t really care about us” të Michael Jackson. Një performancë eksplicite, plot energji dhe adrenalinë që ishte padyshim e kompletuar me vokalet e tyre potente dhe performancat energjike. LEXO MË SHUMË

Pse duhet ta fitojë Jet? Young Zerka: Jet përveçse ka ngjyrat është një djalë shumë i mirë dhe shumë i talentuar dhe më besoni që jo vetëm do të thyejë barierat në Shqipëri, por në gjithë botën dhe ky është Jet.

“Sot nuk dua të diskutoj finalistët sepse finalistët kanë me vete një fat të përcaktuar nga shumë larg. Dua të bëj një vlerësim të jashtëzakonshëm për mikeshën time të dashur, Elhaida, komplimente me gjithë zemër. Dua të jem i drejtpërdrejtë se është i jashtëzakonshëm në skenë Zerka. Live do të këndojë pas pak minutash Arilena që do të sjellë në skenë bashkë me Alis këngën e jashtëzakonshme të Lady Gaga & Bradley Cooper. Çfarë nate, çfarë nate”.

Adi Krasta

Një performancë magjike: Tre finalistët e “X Factor Albania 5” ndriçojnë skenën

Alis, Jet dhe Kleansa janë tre finalistët që luftojnë për vendin e parë. Në fillim të kësaj mbrëmjeje ata na dërguan në Kozmos me një performancë të jashtëzakonshme. Siç janë ata 3 yje, zbritën nga qielli, në një performacë mbreslënëse siç i ka hije një finaleje të vërtetë. LEXO MË SHUMË


Ora 21:08 Hapet zyrtarisht televotimi. Mund të votoni edhe online në faqen zyrtare tvklan.al

Adi Kasta: Ngjarje e rëndësishme për ata që kanë konkurruar, por jam shumë i lumtur që kam punuar në Klan dhe shumë faleminderit.

Arilena Ara: Alketa më bëri një pyetje dhe unë do ju drejtohem ju: Kush e fiton sot X Factor? (publiku thërret Alis).

Elhaida Dani: Dua të ju falenderoj për këtë eksperiencë të mrekullueshme. Le të fitojë më i miri. Unë jam me Kleansën time.

Young Zerka: Kjo është një finale titanësh.



*Emocione dhe spektakël, mbrëmja e sotme rezervon gjithçka. Këngëtari Alban Skënderaj është i ftuari special i natës finale. Adi Krasta, anëtari i katërt i jurisë, do të mbajë një monolog. Teatri i televizionit Klan është mbushur plot me fansat e finalistëve. Shumë surpriza të tjera nuk do të mungojnë në këtë spektakël, nën drejtimin e dyshes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.



tvklan.al