Nuk ishin Lady Gaga dhe Bradley Cooper në “Dolby Theatre” në Hollywood, por Arilena Ara dhe Alis në “X Factor Albania” në Tv Klan.

Finalisti dhe mentorja e tij sollën një performancë po aq magjike e të paharrueshme të “Shallow” as ajo e “Oscars 2019”. Ashtu si Lady Gaga, në këtë performancë e pamë Arilenën të ulur në piano teksa Alis këndonte bashkë me të.

Ata sollën një performancë të jashtëzakonshme, duke emocionuar publikun, duke i dhënë një dimension të ri këngës, që rrëqethi gjithë publikun. Ky moment do të mbetet një nga më të bukurit e “X Factor Albania”, falë Alis dhe Arilenës që sollën magji në skenë.

Dikur fituesi e “X Factor Albania 2”, këtë edicion, Arilena Ara u ul në karrigen e anëtares së jurisë për herë të parë dhe udhëhoqi kategorinë e “Djamve”. Ajo i besoi për netët Live 5 super talenteve: Alis, Niki, Aldo, Genti dhe Kev. Prej tyre preku finalen me Alis me të cilin po lufton për vendin e parë./tvklan.al