Ka nisur finalja spektakolare e “X Factor Albania 5” në Tv Klan një mbrëmje magjike që do ju mbajë të gozhduar përpara ekranit. Sonte kurorëzohet fituesi i talent-showt më të madh të muzikës, nga ku ndër vite kanë dalë artistë të mëdhenj.

Alis, Jet dhe Kleansa janë tre finalistët që luftojnë për vendin e parë. Në fillim të kësaj mbrëmjeje ata na dërguan në Kozmos me një performancë të jashtëzakonshme. Siç janë ata 3 yje, zbritën nga qielli, në një performacë mbreslënëse siç i ka hije një finaleje të vërtetë.

3 finalistët na dhuruan një super performancë, duke kënduar “Im feeling good”, “Freedom” dhe “Crazy”. Emocione, drithërima dhe magji.

Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ në Tv Klan bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve. Në kategorinë e vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna. Në kategorinë mix: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi. Në kategorinë e djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.

‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre. Mos e humbisni finalen e madhe! Kurorëzojmë së bashku fituesin./tvklan.al