Policia e Elbasanit ka marrë një së masash për ndeshjen Partizani –Kukësi që do të zhvillohet sot në  orën 17:00 në stadiumin  “Elbasan  Arena”.

Polica njofton qytetarët se nuk do të lejohet  parkimi  i  automjeteve  përreth  dhe përballë  stadiumit, si dhe nga “Kryqëzimi  i  Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave”

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   220  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja

Të  gjithë  sportdashësit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete.

– sende të forta,

– shishe (të çfarëdolloj)

– fishekzjarrë

– monedha apo metale  (të  çfarëdolloj)

– çelësa të ndryshëm