Komision-ekonomia

Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë në Ligjin Për Koncesionet, sipas Ministrit Arben Ahmetaj, do t’i hapin rrugë projekteve të mëdha të partneritetit publik privat.

Ligji i ri, që u diskutua në Komisionin e Ekonomisë, redukton nga 272 ditë në 145 ditë, procedurat e dhënies me koncesion, si dhe mundëson futjen e sektorit të bujqësisë në skemën e partneritetit publik privat.

Këto ndryshime të propopzuara nga Ministri Ahmetaj u pritën me rezerva nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës.

Projektligji pritet të kalojë për diskutim në komisione të tjera parlamentare për t’i hapur rrugë më pas votimit në parlament.

Tv Klan