Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit në kundërshtim me ligjin.

Ish-kryetari i Komunës Shalë Dedë Tonaj, në bashkëpunim me dy ish-vartës të tij kanë falsifikuar dokumenta zyrtarë. Një pjesë e sipërfaqes sipas hetimit i kishte kaluar dy fëmijëve të ish-drejtuesit të komunës.

Kjo tokë është sekuestruar disa javë më parë me kërkesë të Prokurorisë.

 

Tv Klan