parkimet

Të parkosh ku të mundesh, vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në kryeqytet.

Shumë drejtues mjetesh, duket se refuzojnë të shohin tabelën mbi kokën e tyre, që i ndalon të parkojnë pikërisht aty ku ata kanë lënë mjetin e tyre.

Dhe si një efekt zinxhir ky fenomen pasohet nga mjete te tjera që tabelën e kanë pak me larg, por aspak të padallueshme për syrin e tyre.

Në shkelje të plotë të rregullave dhe sinjalistikës rrugore, shumë drejtues mjetesh janë të guximshëm, duke parkuar pa kurrfarë rregulli edhe pranë institucione shtetërore, siç është bashkia e Tiranës apo Ministria e Transporteve.

Parkimet kundra tabelë, janë thuajse në të gjithë rrugët kryesore të kryeqytetit.

Shumica janë me fat, por disa nuk shpëtojnë nga syri i policëve rrugorë dhe përballen me sanksione.

Por nuk janë vetëm parkimet kundra tabelë. Parkimet dyshe apo dhe treshe ndonjëherë, janë një tjetër problematikë që pasohet me vështirësimin e lëvizjes së mjeteve në rrugë.

Këtyre shkeljeve iu shtohen edhe qarkullimet e mjeteve në shkelje të sinjalistikës rrugore, siç ndodh në Bulevardin Zogu i Parë apo në qendër të Tiranës.

Tv Klan