2Sipas një studimi, fëmijët të cilët vijnë në jetë nga një nënë që konsumon rregullisht duhan mund të shfaqin probleme me astmën. Efektet e dëmshme te një foshnje e palindur mund të fillojnë shumë herët, që në tre muajt e parë të shtatzënisë të cilat luajnë rol të madh në zhvillimin e tij.

Ky studim i kryer me 21.600 fëmijë të cilët kanë lindur nga nëna që kanë konsumuar duhan, tregon se rrisqet e këtyre fëmijëve janë dramatike. Këta fëmijë kanë një tingull të vazhdueshëm fishkëllime gjatë frymëmarrjes së tyre, duke bërë që të kenë probleme të herë pas hershme dhe ngushtim në rrugët e frymëmarrjes.

Ajo që vihet re është se akoma ka shumë nëna të pandërgjegjësuara të cilat vazhdojnë të konsumojnë duhan edhe pse janë në kushte të tilla. Ky fakt rrit numrin e të prekurve me astmë në moshën parashkollore.

Në muajt e parë të shtatzënisë nëse nëna konsumon duhan, e bën shumë të vështirë frymarrjen për bebin madje çon deri në dobësim të sistemit imunitar.

tvklan.al/v.h