TAP NIsja

Ka nisur në Potam të Skraparit puna për fazën e parë të projektit të gazsjellësit TAP. Në këtë fazë të parë, Kryeministri Rama, duke iu referuar një studimi të bërë nga Universiteti Oxford -it, thotë se prodhimi i brendshëm i Shqipërisë do të gjenerojë 160 miliardë euro ndërsa nga zbatimi i këtij projekti ndërtimi e të cilit parashikohet të përmbyllet deri në 2020, Rama parashikon 1 miliardë euro përfitime për vendin tonë.

Përfitimet do të jenë të dukshme sipas Kryeministrit, jo vetëm sa i takon infrastrukturës, që në këtë fazë të parë do të ndërtohen 51 km rrugë, përgjatë zonëve ku do të shtrihet gazsjellësi, 3 ura të reja dhe rehabilitimi i 42 ekzistueseve, me një financim prej 60 milionë euro për ndërtimin e rrugës së aksesit, por edhe për uljen e papunësisë në zonat që do përkohet nga ky projekt.

Sipas Kryeministri një lajm pozitiv është dhe ai i përfshirjes së Kosovës në këtë projekt.

Projekti TAP do të shtrihet në një gjatësi prej 870 km, nga të cilat 211 janë në territorin e Shqipërisë. Janë plot 10 mijë parcela që përshkohen nga tubacionet brenda vendi tonë dhe 45 mijë pronarë apo përdorues tokash që do të kompesohen.

Tv Klan