nishani

Ashtu siç do vit Presidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi pritjen ceremoniale me rastin e Ditës së Pavarësië.

Në darkën solemne merrnin pjesë Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, kreu i opozitës, ish-presidentë, deputetë, ministra, përfaqësues të institucioneve kryesore, medias artit kulturës dhe komuniteteve fetare.

Mesazhi qendror i kreut të shtetit në fjalën e tij ishte që bashkimi dhe komunikimi i japin vendit rrugën e drejtë të integrimit.

Presidenti i vendit vuri theksin tek realizimi i reformave që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe që luftojnë korrupsionin.

Kreu i shteti tha gjithashtu se duhen nderuar ata që dhanë jetën për vendin, por tërhoqi vëmendjen për tu distancuar nga portretet e diktatorit, që sipas tij janë fyerje.

Presidenti bëri apel që politika të marrë si bazë marrëveshjen e Mukjes, ku kundërshtarët politikë u bënë bashkë kundër okupatorit nazifashist.

Tv Klan