Opozita ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në përkujtim të 102 -vjetorit të Pavarësisë dhe 70 – vjetorit të Çlirimit.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, ish – kryeministri Berisha, deputetë të opozitës, si dhe drejtues të pushtetit vendor vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.