Cristiano Ronaldo do të fitojë edhe jashtë fushave të lojës ndaj një klubi sportiv. Juventus do t’i duhet të paguajë rreth 10 milionë Euro pasi portugezi ka fituar çështjen në gjykatë kundër bardhezinjve.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 39-vjeçari ka dalë triumfator ndaj torinezëve në historinë që lidhet me të ashtuquajturën manovër pagash. Gjatë periudhës së Covid-19, Juventus thuhet se ra dakord për të shkurtuar pagat e futbollistëve, për t’ia kthyer në një moment të dytë.

Diçka që nuk ndodhi, me Ronaldon që kishte për të marrë shifrën e 19.5 milionë Eurove. Raportohet se bardhezinjtë nuk kanë pasur kurrë një buxhet të caktuar për paratë që duhet të paguajë në këtë rast, pasi në thelb kishte pritur të fitonin gjyqin.

Në të njëjtën situatë janë shumë futbollistë, mes të cilëve edhe Paulo Dybala. Argjentinasi ka paditur më parë Juventusin për mosmarrjen e parave në këtë rast dhe nisur nga fitorja e Ronaldos në gjykatë të njëtin fat pritet ta ketë edhe kampioni i Botës.

Klan News