Vendi ynë do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Më të mundshme në zonat veriore dhe qendrore.

Gjatë pasdites vranësirat do të jenë disi më të pranishme duke gjeneruar shira në veri – verilindje, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme në vlerat maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

/tvklan.al