Vendi ynë sot, do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të paraqiten në jug duke rrezikuar reshje të pakta shiu, si edhe reshje dëbore në juglindje të vendit.

Orët e pasdites do të vijojnë me mot të vranët në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira dhe reshje të pakta dëbore zonat malore juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që termometri të ngjitet deri në 16-17 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al