Më në fund kryeqyteti ka sërish një fitues në derbi. Partizani mundi Tiranën 2-1.

Ndeshja ka filluar e vrullshme. Fillimisht ishte Partizani që kaloi në avantazh.

Pas një goditjeje dënimi mbrojtësi i Partizanit, Renato Malota i pamarkuar mirë ka shënuar në minutën e 12.

Tirana e ka marrë veten shpejt dhe ka sulmuar vazhdimisht.

Të kuqtë në 45 minutëshin e parë i besuan më shumë kundërsulmit, në përpjekje për të gjetur hapësira në mbrojtjen e Tiranës.

Me fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe barazimi i Tiranës nga teqja. Partizani nuk ishte përgatitur për një aksion të tillë.

Në pjesën e dytë të kuqtë ishin më të qartë në sulmet e tyre. Në një të tillë, në minutën e 70 Ekuban gjen golin e fitores pas një asisti të Torrasa.

Hera e fundit që Partizani kishte fituar një derbi ishte në marsin e vitit të shkuar ndërsa për bardheblutë fitorja e fundit në derbi është në shkurt të vitit 2014.

Tv Klan