Partizani dhe Skënderbeu e mbyllën në barazim 1 – 1 takimin e fazës së tretë dhe në renditje asgjë nuk ndryshon edhe pas javës së 26 të Superligës. Korçarët mbeten përsëri të shkëputur 4 pikë në krye të klasifikimit.

Andrea Agostinelli, Trajner i Partizanit: “

Ky barazim na djeg shumë pasi luajtëm mirë, por nuk patëm fat, pasi mendoj se e meritonim fitoren. Goli u pësua nga një goditje dënimi, që për mua nuk kishte faull.”

Mirel Josa, Trajner i Skënderbeut: “

4 pikë diferencë nuk do të thotë asgjë për sa i përket vazhdimësisë, pasi një gabim në fushën tonë mund të kthejë gjithçka.”

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” ishte me ritëm dhe tension. Të parët që shënuan ishin vendait në minutën e 20′. Stevan Racic mundi Orges Shehin duke ndezur mbështetësit e kuq.

Në pjesën e dytë ishte përsëri sulmuesi serb, i cili pati mundësinë të mbyllte gjithçka, por kësaj here nuk ishte i saktë nga pika e penalltisë.

Në momentet e  fundit të kohë së rregullt Kristi Vangjeli rivendosi barazmin duke shënuar i pashqetësuar nga mbrojtja vendase. Në fund pati incidente mes tifozerive, ku u dëmtuan disa ndenjëse në tribunën ku qëndronin ata korçarë.

Tv Klan