Tirana nuk po arrin të fitojë një derbi edhe këtë sezon, duke e çuar në tetë sfidat radhazi pa sukses, me rivalin e përjetshëm.

Partizani triumfoi me rezultatin 2 – 0 në sfidën e luajtur në “Qemal Stafa”, e vendosur që në minutat e para. Dy gola të shpjetë në çerek ore lojë përcaktuan suksesin e të kuqve dhe rrjedhën e sfidës.

Sukaj dhe Fejzullahi kaluan mbrojtjen bardheblu.

Të kuqtë ishin hermetikë në prapavijë, duke mos i lejuar thuajse asgjë rivalëve.

Elis Bakaj i cili hyri në fushë në pjesën e dytë luajti vetëm për pak minuta, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për shkak të nervozizmit të treguar ndaj gjyqtarëve.

Andrea Agostinelli – Trajner i Partazanit

: “

Jam i kënaqur pasi fituam për këta tifozë edhe se ekipi që pak ditë më parë vetëm ecte në fushë, fitoi duke u paraqitur mirë taktikisht dhe fizikisht.

Ilir Daja – Trajner i Tiranës

“I kërkoj falje tifozëve dhe nëse nuk kualifikohemi në Europa League do të rishikoj pozicionin tim”.

Kjo fitore afron Partizanin me Skënderbeun, që të shtunën do të luajë në fushën e Laçit. Diferenca tani është 1 pikë.

Tv Klan