Policia kufitare greke në Portin e Igumenicës ka goditur sërish një rast të trafikut të lëndëve narkotike. Autoritetet sekuestruan 2.3 kg opium. Lënda narkotike ishte fshehur në një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një shtetas iranian.

Bëhet me dije se opiumi ishte futur në Greqi nga Turqia. Në automjetin me targa gjermane ishte krijuar një vend i posaçëm për të fshehur lëndën narkotike, por u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë.

Tre ditë më parë, autoritetet kufitare greke të Portit të Igumenicës arrestuan një shtetas shqiptar që tentoi të trafikonte 6 kg heroinë me një automjet luksoz “Mercedes-Benz S-Class”.

Droga ishte fshehur në një pjesë fundore të automjetit të krijuar enkas. Makina kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria. Policia greke zbulon gjithashtu se shqiptari i arrestuar është gjithashtu edhe me kombësi spanjolle. /

tvklan.al