Ervini“Jam Servete Xhafa. Kemi pasur një konflik pronësie, por pa u sqaruar policia më mori burrin dhe djemtë. Kur po shoqërorin burrin dhe çunat mua më kanë dhunuar fizikisht edhe psikologjikisht”. 

Kjo grua akuzon policinë e shtetit se ka dhunuar barbarisht pas një konflikti për motive pronësie në Kombinat. Sipas kordinatorit të Partisë Demokratike për mbrojtje Ligjore Ervin Salianji ky rast dhune që ndodh në zonën elektorale të Ministrit të Brendshëm tregon qartë se Policia e Shtetit nuk është në funksion të detyrës së saj por në funksion të interesave dhe urdhërave të partisë.

Ervin Salianji: “Kjo ndodh për të vetmen arsye sepse Policia e Shtetit është kthyer në një polici private dhe partiake në shërbim të qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm. Kjo ndodh për të vetmen arsye sepse Policia e Shtetit ndryn, godet, shoqëron, dhunon qytetarë të lirë të këtij vendi dhe le të lirë dhe nuk përballet me bandat kriminale dhe hajdutët, dhe krimin që ka pushtuar rrugët anembanë Shqipërisë. I bëjmë thirrje prokurorisë të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë penale përgjegjësit e këtij akti barbar”.

TV KLAN