Një tjetër kandidat është tërhequr nga lista e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Helidon Bushatin, i cili ishte i renditur i katërti në listën e Partisë Demokratike në Shkodër.

Bushati është kandidat i dytë që tërhiqet në qarkun e Shkodrës. Ai e ka njoftuar largimin e tij, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. 

Gjithashtu, emra të tjerë janë tërhequr nga lista e kanidatëve të Paritisë Demokratike, në qarqe të ndryshme të vendit.