Opozita këmbëngul në thirrjen ndaj Prokurorisë për të marrë nën hetim Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për atë që ajo e konsideron si aferë korruptive me landfillin e Sharrës. Partia Demokratike publikoi vendimin e Këshillit Bashkiak që i kalon kompanisë italiane 49 për qind të aksioneve të ndërmarrjes së administrimit të landfillit. Një tjetër dokument që sipas demokratëve bën përgjegjës Kryetarin e Bashkisë është edhe ky i nxjerrë nga OKR që tregon se shoqëria ECO Tirana nuk ka një administrator.

Grida Duma – Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun

:”

Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR. 

Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erjon Veliajn, për paligjshmërinë e landifllit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit. Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës”.

Opozita akuzon bashkinë se është investuar në mbylljen e kësaj çështjeje edhe pse pak javë më parë humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj.

Tv Klan