BodeMashtrim të radhës e ka cilësuar Partia Demokratike rishikimin e buxhetit nga ana e qeverisë, e cila ka parashikuar një fond prej 32 milionë dollarësh për uljen e defiçitit.

Sipas ish- Ministrit të Financave, Ridvan Bode shifrat flasin të kundërtën, thellim të evazionit dhe rënie të performancës fiskale.

Financimi i 51 projekteve të nisura nga qeveria e djathtë në infrastrukturë, sipas demokratëve janë akt pendues i qeverisë për të zbutur efektet e dështimeve të saj.

Ndërhyrjen në buxhet për personat me aftësi të kufizuar, Bode tha se Opozita e kishte paralajmëruar që në hartimin e ligjit nga ana e qeverisë.

Opozita e cilëson tallje edhe deklaratën e kryeministrit për heqjen e tatimorëve të pushtetit vendor.

Sipas Bodes shifrat flasin për një trajtim armiqësor të qeverisë ndaj buxheteve lokale.

Demokratët thonë se çdo rritje e të ardhurave apo shpenzimeve të buxhetit do të sillte rritjen e defiçitit të tyre në buxhet.

Për ish-Ministrin e Finacave kryeministri Rama është duke bërë thjesht arnime buxhetore që synojnë të rialokojnë sipas tij dështimet apo paaftësinë e qeverisë.

Tv Klan