Udhet4Një herë në vit, pedagogët e Fakultetit të Arteve Pamore, bëhen bashkë për të prezantuar krijmtarinë e tyre, që jo domosdoshmërisht është ajo e fundit.

Më shumë se për vizitorët e rastësishëm, ekspozita “Udhët” është një alternativë për studentët e tyre që të shohin të përkthyera në pikturë, skulpturë apo instalacion, mësimet që çdo ditë marrin në shkollë.

Klasikja, bashkëkohorja, skulptura dhe videoja janë udhët që shkelen çdo ditë nga këta studentë.

Artistët pedagogë ftojnë publikun ti vizitojnë “Udhët” deri në 5 Dhjetor në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.

Tv Klan