Një person ka humbur jetën këtë të hënë, në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë.

Tre automjete, një Seat me targa AA 003AF, një BMW dhe një furgon me tagra AA802 IV u përplasën gjatë orëve të paradites, në vendin e quajtur Kthesa e Jorgucatit.

Për pasojë të lënduar mbetën Sh.K, 43 vjeç, banues në Peqin, drejtuesi i furgonit, I.R, 58 – vjeç, banues në Peqin, pasagjeri i furgonit, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Seat”, F.A, 24 – vjeç, banues në Tepelenë.

Ata u dërguan drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht 24 – vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Përplasja mësohet se ka qenë tepër e fortë, duke bërë që të dyja mjetet të dilnin nga rruga, për të përfunduar në kanal. 

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al