mbikalimi shkozetMbikalimi i Shkozetit, një vepër për ndërtimin e të cilës u shpenzuan 8 milionë euro, është hapur për automjetet.

I  shoqëruar nga drejtues të Autoritetetit Rrugor dhe firmës zbatuese të punimeve, Ministri i Transporteve dha lajmin se vepra është funksionale për trafikun.

Por ende pa u inaguruar, sinjalistika është dëmtuar dhe elementët mbrojtës të mbikalimit janë dëmtuar.

Punimet për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit si pjesë e by pass -it  të Durrësit, nisën në Janarin e vitit të kaluar, me një investim të siguruar nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Tv Klan