Fatura financiare e përmbytjeve nuk është përgatitur akoma. Ministri i Financave tha në Komisionin e Ekonomisë se qeveria është në fazën e verifikimit të dëmeve dhe se është shpejt për të nxjerrë një faturë të plotë. Opozita kërkoi të dijë ecurinë e dëmshpërblimit për përmbytjet e vitit 2015-të. Mazhoranca dhe opozita janë përplasur edhe për çështjen e punësimit.

“150 mijë vende të humbura pune nga 2010 deri në 2013-n”

, tha Ahmetaj.

“Po që këtu të na thotë, se një treg pune që rrotullohet te 900 mijë veta, rritet vit për vit nga 90 mijë, me 10 përqind… E kuptoni që nuk ndodh, jo këtu, po as në Amerikë, Kanada”,

u shpreh Dashamir Shehu.

“Merrni list pagesën, verifikoni dublimet, a janë 260 mijë vende apo jo

“, u kundërpërgjigj Ahmetaj.

Socilaistët votuan në fund të seancës ndryshimin e dytë të buxhetit të këtij viti, i cili i hap rrugë krijimit të ministrive dhe institucioneve të reja dhe shuan sërish faturat e prapambetura. Po ashtu ministria ka rishikuar me rritje ekonominë nga 3.7 në 3.9%.

Tv Klan