Policia e Vlorës është njoftuar këtë të shtunë nga spitali i këtij qyteti se pranë ambienteve të tij kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një grua e dëmtuar.

“Shërbimet e Policisë kaluan menjëherë për të marrë kontakt me këtë të fundit dhe nga verifikimi paraprak rezultoi se A.Ç., 39 vjeçe, banuese në Vlorë është aksidentuar në lagjen “24 Maji”, tek ”rotondua e Çoles”, në rrugën Transballkanike, prej një mjeti”

, thotë policia në një njoftim.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të plagosurën në spital dhe më pas është larguar.

Policia thotë se ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije.

Gruaja ka marrë dëmtime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Prej Policisë dhe grupit hetimor po punohet për kapjen e shtetasit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,

sqarohet më tej në njoftim./

tvklan.al