Babë e bir humbën jetën në një aksident tragjik në Alabama të SHBA.

50 – vjeçari Jeffrey Brasher dhe djali i tij 22 – vjeçar Austin udhëtonin me automjete të ndryshme, kur u përplasën me njëri – tjetrin, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Jeffrey vdiq në vend, ndërsa djali i tij u dërgua me urgjencë në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja tronditi të gjithë banorët e zonës dhe familjarët e tyre, shumë prej të cilëve zgjedhën rrjetet sociale për të shprehur hidhërimin për këtë ngjarje të rëndë.

Rrethanat e këtij aksidenti mbeten të paqarta, por

AL.com

raporton se dyshohet që asnjëri prej viktimave nuk e kishte vënë rripin e sigurimit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se alkooli mendohet të jetë një tjetër faktor që çoi në këtë ngjarje tragjike./tvklan.al