Për afro 2 orë dy aleatët, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë takuar si çdo të mërkurë në kryesinë e Kuvendit.

Detajet e takimit që zgjati me shume se zakonisht nuk bëhen të ditura.

Por ky takim vjen një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e ligjit të Vettingu-t dhe mësohet se pjesë e bisedës ka qenë edhe kjo çështje.

Vettingu kaloi vetëm me votat e maxhorancës dhe opozita e ankimoi si anti-kushtetues./ TV KLAN