Brad Pitt-AngelinaHidhen poshtë të gjitha thashethemet se mes çiftit më të njohur të Hollywoodit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kishte dashuri, pasi atë rrinin vetëm për hir të 6 fëmijëve.

Çifti ka habitur marrë botën e showbizzit, pasi është zbuluar se ata janë martuar më 23 gusht në vilën Miraval, në Niece të Francës, në fshehtësi të madhe.

Sipas mediave amerikane, në ceremoninë e çiftit më të përfolur, kanë qenë të pranishëm familjarët, 6 fëmijët dhe miqtë më të ngushtë.

Të gjithë janë kuriozë për të parë shkëlqimin e Angelina Jolie-s në këtë ditë kaq të rëndësishme, por për momentin duket e pamundur, nisur nga fakti që çifti u tregua hermetik për datën, e jo më për detaje të mëtejshme.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt e nisën romancën e dashurisë në vitin 2005 gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs.Smith”.

M. Sejdini