Dy vëllezër nga Elbasani kanë përfunduar në pranga pas konflikteve në familje që për pak sa nuk përfunduan tragjikisht.

56-vjeçari Fatmir Bakalli, plagosi me thikë vëllain e tij 7 vjet më të vogël Shpendi Bakalli.

Ngjarja ndodhi në banesën e të parit, në Lagjen “5 Maji”, ku edhe agresori u arrestua.

Shpendi Bakalli ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por edhe ai është arrestuar nga policia pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait dhe i ka rrahur gruan 53-vjeçare./tvklan.al