Shkodër-Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka degjeneruar mes disa personave ku ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar me inicialet F.F. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bërdicë në qytetin e Shkodrës.

Personat kanë nisur debatin dhe më pas kur kanë dalë nga lokali ku kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.

Gjithashtu, njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin prej personave të përfshirë në konflikt që është A. K 32 vjeç, banues në Lezhë, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë./tvklan.al