Një 34 – vjeçar është plagosur me thikë në “Don Bosko” në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes dhe ai është Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë

Kolndreu rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse 34 -vjeçarin me inicialet S. M , i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta./tvklan.al