18 persona janë shoqëruar për t’u pyetur mbi atentatin e së dielës në qendër të Shëngjinit. Më tepër se 10 banesa u kontrolluan me qëllim gjetjen e autorëve, apo provave që hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

Policia dyshon se autorë plagosjes me armë të Florian Dushkut e Samet Berçajt, të cilët i shihni në këto foto, janë dy persona.

Nga hetimet dhe deklarimet e dëshmitarëve okularë autorët qëlluan nga një makinë, e cila largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas atentatit blutë ngritën pika kontrolli në rrugët hyrëse e dalëse të Lezhës e Shëngjinit, me qëllim kapjen e të dyshuarve. Në ndihmë të Policisë së Lezhës, mbërriti edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Atentati dyshohet se është vijim i një konflikti që prej fushatës zgjedhore të Qershorit. Florian Dushku është një nga të plagosurit u godit me 26 Qershor me qytë pistolete.

Ngjarje që dërgoi asokohe në Lezhë edhe Ilir Metën, i cili deklaroi që kishte shkuar atje për të mbrojtur votën e lezhjanëve.

Tv Klan